SHBA kritikoi Këshillin e Sigurimit të KB-së për njohjen e shtetit të Palestinës
- SHBA e kritikoi Këshillin e Sigurimit të KB-së për shkak të faktit që disa vende të mëdha perëndimore kohë më parë njohën shtetin e Palestinës.
- Post By Sara Ademi
- 08:32, 24 shtator, 2025
Nju-Jork, 24 shtator 2025 (MIA) - SHBA e kritikoi Këshillin e Sigurimit të KB-së për shkak të faktit që disa vende të mëdha perëndimore kohë më parë njohën shtetin e Palestinës.
Ambasadori amerikan në KB, Majk Volc në një fjalim para Këshillit të Sigurimit të KB-së e quajti "performative" konferencën e KB-së për promovimin e zgjidhjes me dy shtete në Lindjen e Mesme, nikoqirë të së cilës ishin Franca dhe Arabia Saudite.
"Fatkeqësisht, konferenca e djeshme iu drejtua audiencës së vendit, por do ta vazhdojë këtë luftë tragjike në Gaza dhe do të vazhdojë vuajtja", tha Volc, duke shtuar se grupi militant palestinez Hamas "është inkurajuar sot nga ajo konferencë".
Volc, gjithashtu, përsëriti pohimet e presidentit amerikan Donald Tramp se grupi palestinez ka refuzuar disa oferta të mençura për ndërprerje të luftës në Gaza, të cilat Hamasi i ka hedhur poshtë.
Sekretari i përgjithshëm i KB-së, Antonio Guteresh, mirëpriti konferencën, duke folur për "një shkëndijë shprese mes errësirës së muajve të fundit".
Gjatë konferencës, e cila u mbajt para debatit të përgjithshëm të Asamblesë së përgjithshme të KB-së, Franca dhe Belgjika njohën shtetin e Palestinës. Një ditë më parë, Mbretëria e Bashkuar, Kanadaja, Australia dhe Portugalia bënë të njëjtën gjë.
Vendet tjera, gjithashtu, shprehën solidaritet me Palestinën dhe njerëzit në Rripin e Gazës në Këshillin e Sigurimit.
"Gaza është një katastrofë e krijuar nga njeriu", tha ministrja sllovene e punëve të jashtme Tanja Fajon dhe shtoi se situata atje dominohet nga "vdekja dhe dëshpërimi!.
Ministri danez i Punëve të Jashtme Lars Loke Rasmusen i bëri thirrje Izraelit "menjëherë ta ndërpresë kursin e tij".
"Lufta në Gaza duhet të përfundojë", theksoi ai.
Volc, gjithashtu, u ankua se takimi special i Këshillit të Sigurimit është caktuar për të martën. Rosh Hashana, Viti i ri hebraik, filloi të hënën në mbrëmje dhe zgjat deri të mërkurën.
"Na vjen thellësisht keq që anëtarët e Këshillit zgjodhën të thërrasin këtë takim informues në nivel të lartë të Këshillit të Sigurimit të KB-së mbi Gazën gjatë Rosh Hashanah - Vitit të Ri Hebraik - duke ditur se ky vendim përjashton Izraelin", tha Volc.
"Sinqerisht, kolegë, kjo është dëshmi për atë se si ky Këshill i ka dhënë shumë prioritete performancës në vend të përpjekjeve serioze për progres drejt paqes", tha ai. sa/
Foto: EPA