• e diel, 22 dhjetor 2024

SHBA ka urdhëruar mbylljen e qendrave ruse të vizave në Uashington dhe Nju-Jork

SHBA ka urdhëruar mbylljen e qendrave ruse të vizave në Uashington dhe Nju-Jork

Uashington, 22 qershor 2024 (MIA) - Autoritetet amerikane i kanë njoftuar diplomatët rusë në Amerikë se filialet e qendrave për viza në Uashington dhe Nju -Jork janë duke u mbyllur, por mbështetja konsullore do të vazhdojë edhe përkundër ngarkesës së shtuar të punës, tha para gazetarëve ambasadori në SHBA, Anatolij Antonov. 

"Ne po sulmohemi çdo ditë dhe sot një orë më parë amerikanët na dërguan një njoftim se qendrat e vizave po mbyllen dhe se tani barra shtesë bie mbi supet e diplomatëve dhe konsujve rusë", tha një diplomat rus pas ceremonisë për shënimin e përvjetorit të fillimit të Luftës së Madhe Patriotike.

Në të njëjtën kohë, Antonov theksoi se pala amerikane nuk ka shpjeguar arsyet e një vendimi të tillë dhe se Rusia ende nuk ka paralajmëruar masa të mundshme hakmarrëse. sa/

Foto: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR