• e martë, 24 dhjetor 2024

SHBA ka miratuar sanksione të reja kundër Bjellorusisë

SHBA ka miratuar sanksione të reja kundër Bjellorusisë

Uashington, 24 mars 2023 (MIA) - SHBA miratoi sot sanksione të reja kundër Bjellorusisë, njoftoi Ministria amerikane në faqen e saj të internetit.

Në bazë të Urdhrit Ekzekutiv 14038, Zyra për Kontrollin e Mjeteve të Huaja e Ministrisë së Financave të SHBA-së - OFAK (OFAC) bllokoi llogaritë e tre subjekteve, nëntë individëve dhe në listë i vendosi avionët presidencialë.

Sanksionet janë vendosur ndaj individëve dhe subjekteve në Bjellorusi në përgjigje të raportimit të "shtypjes brutale të lëvizjes prodemokratike dhe shoqërisë civile në lidhje me zgjedhjet presidenciale të manipuluara" të mbajtura në gusht të vitit 2020, shtoi OFAK.

Mediat amerikane raportojnë se Zyra e Ministrisë së Financave thekson gatishmërinë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për ta konsideruar regjimin në Minsk si bashkëpunëtor në luftën e Rusisë kundër Ukrainës. sa/

 

QËNDRONI TË LIDHUR