SHBA i premtoi garancione të sigurisë Katarit, pas sulmit të mëparshëm izraelit në Doha
- SHBA premtoi se do të sigurojnë garancione të sigurisë për aleatin Katarin, në territorin e të cilit gjatë muajit të kaluar Izraeli ka kryer sulme ajrore, citohet në dekretin presidencial të publikuar nga Shtëpia e Bardhë.
- Post By Sara Ademi
- 17:27, 1 tetor, 2025
Uashington, 1 tetor 2025 (MIA) - SHBA premtoi se do të sigurojnë garancione të sigurisë për aleatin Katarin, në territorin e të cilit gjatë muajit të kaluar Izraeli ka kryer sulme ajrore, citohet në dekretin presidencial të publikuar nga Shtëpia e Bardhë.
"Politika e SHBA-së është ta garantojë sigurinë dhe integritetin territorial të Shtetit të Katarit nga çdo lloj sulmi të jashtëm", citohet në dekretin e nënshkruar para dy ditësh nga presidenti amerikan Donald Tramp.
Izraeli më 9 shtator kreu sulm në Katar, të shënjestruar ndaj përfaqësuesve të Hamasit të cilët u takuan në një kompeks banesor në qendër të Dohas, kryeqyteti i vendit nga Gjiri Persik, një aleat kyç i SHBA-së në rajon.
Sulmi shkaktoi kritika të rralla nga Trampi ndaj aleatit të tij Izraelit, tha të martën se ishte "shumë i pakënaqur" me atë që kishte ndodhur.
Dekreti specifikon se Uashingtoni do ta konsiderojë "çdo sulm të armatosur ndaj territorit, sovranitetit ose infrastrukturës kritike të Shtetit të Katarit si një kërcënim për paqen dhe sigurinë e SHBA-së".
Në rast të një sulmi, qeveria amerikane do të ndërmarrë "të gjitha masat e ligjshme dhe të përshtatshme", përfshirë veprimet ushtarake, shtohet në tekstin e dekretit.
Kryeministri izraelit Benjamin Netanjahu i kërkoi falje Katarit për sulmin gjatë një takimi me Trampin në Shtëpinë e Bardhë të hënën. sa/
foto: MIA arkivi