• e hënë, 23 dhjetor 2024

SHBA i miratoi planet për sulme në Siri dhe Irak

SHBA i miratoi planet për sulme në Siri dhe Irak

Uashington, 1 shkurt 2024 (MIA) - Planet e SHBA-së janë miratuar për sulme disaditore në Irak dhe Siri kundër më shumë shënjestrave, duke përfshirë edhe personel dhe objekte iraniane, shkruan Si-Bi-Es-Njuz, duke cituar përfaqësues zyrtarë amerikanë.

Persona zyrtarë thonë se koha e sulmeve në masë të madhe do të caktohet nga kushtet kohore.

"Uashingtoni dëshiron qiell të pastër që të kujdeset të mos qëllojë rastësisht civilë derisa sulmon", njofton Si-Bi-Es.

Sulmet janë dedikuar për përgjigje ndaj sulmit me drone gjatë fundjavës së kaluar nga ana e një grupi, të përkrahur nga Irani, i cili vrau tre ushtarë amerikanë në Jordani, që është sulmi i parë vdekjeprurës pas numrit të madh të sulmeve ndaj ushtarëve amerikanë, të stacionuar në Siri dhe Irak. bsh/

Foto: MIA arkiv

QËNDRONI TË LIDHUR