• e shtunë, 21 dhjetor 2024

SHBA gati për negociata me Rusinë për armët bërthamore, pas kundërmasave të marra pasi Putini ndaloi START 3

SHBA gati për negociata me Rusinë për armët bërthamore, pas kundërmasave të marra pasi Putini ndaloi START 3

 Uashington, 2 qershor 2023 (MIA) - Shtëpia e Bardhë është e gatshme të negociojë një bazë kornizë të ardhshme për kontroll të armëve bërthamore pa kushte preliminare, edhe krahas kësaj që Uashingtoni merr kundërmasa si përgjigje ndaj vendimit të Rusisë për të ndaluar veprimin e traktatin e fundit për kontroll të armëve bërthamore të lidhur mes të dyja palëve.

 Xhejk Salivan, këshilltari për sigurinë kombëtare në Shtëpinë e Bardhë, me paraqitje e tij paea Asociacionit për Kontroll të Armëve sot pritet të njoftojë se administrata e Presidentit Xho Bajdenit  dëshiron të fillojë negociatat për të krijuar një kornizë të re.

Këtë e ka bërë të ditur një zyrtar i lartë anonim amerikan i administratës, i njohur me tekstin e paraqitjes.

 Presidenti rus Vladimir Putini  në shkurt  publikoi se po e ndalon vlefshmërinë e marrëveshjes  START 3, e cila ndër të tjera parashikon inspektime të ndërsjella të kokave bërthamore dhe raketave. Ai atëherë deklaroi se Moska do t'i ruajë kufizimet për sasinë e armëve bërttamore sipas traktatit.

 Departamenti i Shtetit dje publikoi  kundërmasa ndaj lëvizjes së Putinit. Kundërmasat, katër në numër, përfshijnë tërheqjen nga shkëmbimi i informacionit dy herë në vit, ndërprerje të njoftimeve për Moskën, moslejimin e inspektimeve dhe mossigurimin e informacionit telemetrik për lëshimet e raketave balistike ndërkontinentale dhe nëndetëse. ar/

 

QËNDRONI TË LIDHUR