• e shtunë, 21 dhjetor 2024

SHBA fton Azerbajxhanin të ndërpresë aktivitetet ushtarake në Nagorno- Karabah

SHBA fton Azerbajxhanin të ndërpresë aktivitetet ushtarake në Nagorno- Karabah

Uashington, 19 shtator 2023 (MIA) – SHBA është thellësisht e shqetësuar për veprimet ushtarake të Azerbajxhanit në Nagorno-Karabah dhe i bën thirrje Bakut që t’i ndalojë menjëherë, deklaroi sot sekretari amerikan i shtetit, Entoni Blinken.

"Këto aksione përkeqësojnë situatën tashmë të keqe humanitare në Nagorno-Karabah dhe sabotojnë perspektivat për paqe", tha Blinkeni në një deklaratë me shkrim.

"Bëjmë thirrje për ndërprerje të menjëhershme të aktiviteteve të armatosura dhe dialog të respektueshëm midis Bakut dhe përfaqësuesve të popullit të Nagorno-Karabah", shtoi ai.

Foto: arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR