• e premte, 05 dhjetor 2025

SHBA emëron u.d ambasador të ri në Kiev

SHBA emëron u.d ambasador të ri në Kiev

Kiev, 2 maj 2025 (MIA) – SHBA-ja ka emëruar ushtrues detyre ambasador të ri në Kiev dhe ajo është Xhuli Dejvis e cila tani është ambasadore në Qipro, bëjnë të ditur agjencitë botërore. Dejvis flet rusisht dhe është diplomate me karrierë të pasur, duke punuar kryesisht në ish republikat sovjetike.

Dejvis do të jetë diplomate amerikane e ranguar lartë në Ukrainë në mungesë të ambasadorit. Ajo do të kombinojë postin e ambasadorit në Qipro me rolin e saj të ri në Kiev.

Ambasadorja e fundit e SHBA-së në Ukrainë, Brixhit Brink dha dorëheqje muajin e kaluar pas tre vitesh në Kiev. Ajo u emërua në këtë pozicion nga demokrati Xho Bajden në vitin 2022, menjëherë pas fillimit të invazionit rus ndaj Ukrainës.

Administrata e Trampit ende nuk ka vendosur se kush do të jetë ambasadori në Kiev. Emërimi i Xhuli Dejvisit vjen një ditë pas nënshkrimit në Uashington të marrëveshjes bilaterale midis SHBA-së dhe Ukrainës mbi mineralet ukrainase.

foto: arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR