• e hënë, 23 dhjetor 2024

SHBA e bllokoi deklaratën e Këshillit të Sigurimit të KB-së me të cilën Izraeli akuzohet për vdekjen e palestinezëve në Gaza

SHBA e bllokoi deklaratën e Këshillit të Sigurimit të KB-së me të cilën Izraeli akuzohet për vdekjen e palestinezëve në Gaza

Nju-Jork, 1 mars 2024 (MIA) - SHBA-ja bllokoi mbrëmë një deklaratë të Këshillit të Sigurimit të KB-së, të propozuar nga Algjeria dhe të mbështetur nga vendet arabe, që thoshte se forcat izraelite ishin përgjegjëse për hapjen e zjarrit ndaj palestinezëve që prisnin ushqimin dhe ndihmat e tjera humanitare për t'u dorëzuar në afërsi të qytetit dhe për vrasjen e më shumë se 100 personave.

Ambasadori palestinez në KB, Riad Mansur, tha pas seancës së jashtëzakonshme të mbyllur të Këshillit të Sigurimit të KB-së se 14 nga 15 anëtarët e Këshillit të Sigurimit e kanë mbështetur deklaratën, transmetojnë mediat amerikane.

SHBA nuk e ka mbështetur deklaratën dhe zëvendësambasadori amerikan në KB, Robert Vud, i pyetur se pse SHBA ka marrë një vendim të tillë, është përgjigjur se nuk dihen të gjitha faktet për incidentin.

Vud shtoi se kishte raporte kontradiktore dhe se SHBA po përpiqej të mblidhte të gjitha faktet, duke përfshirë "rrethanat rreth asaj se si njerëzit vdiqën".

Sipas tij, diplomatët po punojnë "për të parë nëse mund të gjendet diçka për të cilën të gjithë mund të bien dakord".

Zyra për media e Drejtorisë Palestineze në Gaza, e cila kontrollohet nga Hamasi, njoftoi dje se 112 palestinezë u vranë dhe 700 të tjerë u plagosën në sulmet ushtarake izraelite teksa prisnin kamionët e ndihmës në qytetin e Gazës. sa/

foto: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR