SHBA e arsyeton bllokadën izraelite të ndihmës humanitare para GJND-së në Hagë
- SHBA e arsyetoi bllokadën izraelite të ndihmës humanitare për Rripin e Gazës para Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë në Hagë, raportoi DPA.
- Post By Sara Ademi
- 15:04, 30 prill, 2025
Hagë, 30 prill 2025 (MIA) - SHBA e arsyetoi bllokadën izraelite të ndihmës humanitare për Rripin e Gazës para Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë në Hagë, raportoi DPA.
Izraeli ka interes legjitim të sigurisë, tha përfaqësuesi juridik i Departamentit të Shtetit amerikan, Xhosh Simons, para gjykatës në qytetin holandez.
"SHBA-ja e mbështet rrjedhën e mallrave humanitare në Rripin e Gazës, por me garancion se nuk do të keqpërdoret nga organizata terroriste", citoi Simons, transmeton agjencia gjermane.
Aktivitetet e Izraelit në Rripin e Gazës këtë javë janë në fokus të dëgjimeve në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë në Hagë. Gjykata më e lartë e Kombeve të Bashkuara duhet të japë mendim këshilldhënës për obligimin ligjor të Izraelit "ta sigurojë dhe lehtësojë" ndihmën emergjente të nevojshme humanitare për qytetarët palestinez.
Kjo, përfshin gjtihashtu, përfshirjen dhe ndalesën izraelite për punën e Agjencisë së Kombeve të Bashkuara për ndihmë dhe punë për refugjatët palestinez në Lindjen e Mesme (UNRWA).
Nga 2 marsi, Izraeli bllokoi dërgesën e mallrave dhe ndihmës për afër 2,1 milionë banorë në Rripin e Gazës të bllokuar.
Izraeli e justifikon këtë veprim, ndër të tjera, duke pretenduar se lëvizja islamiste palestineze Hamas po sekuestron me forcë ndihmën humanitare dhe po ua shet atë banorëve me çmime më të larta. Izraeli do të lejojë përsëri ndihmën humanitare vetëm pasi Hamasi të lirojë të gjitha pengjet izraelite. sa/
foto: Arkivi i MIA-s