SHBA: Duhet të parandalohet përshkallëzimi mes Izraelit dhe Hezbollahut
- Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk mbështesin përshkallëzim të konfliktit që ndodhi ditëve të fundit mes Izraelit dhe Hezbollahut, deklaroi një funksionar i lartë i Departamentit Amerikan.
Uashington, 24 shtator 2024 (MIA) - Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk mbështesin përshkallëzim të konfliktit që ndodhi ditëve të fundit mes Izraelit dhe Hezbollahut, deklaroi një funksionar i lartë i Departamentit Amerikan.
"Nuk më kujtohet, të paktën jo kohët e fundit, që ndonjë përshkallëzim apo intensifikimi i konfliktit të ketë çuar në deeskalim. Stabilizimi nuk mundë të ndodhë në këtë mënyrë", tha përfaqësuesi, duke theksuar se Uashingtoni intensivisht do të bisedojë me aleatët e saj për idetë konkrete për të qetësuar situatën dhe për të parandaluar zgjerimin e luftës.
Të hënën Izraeli kreu sulme të ashpra ajrore mbi objektivat e Hezbollahut në Liban, duke vrarë 492 persona, duke plagosur më shumë se 1.500 njerëz, ndërsa dhjetëra mijëra u larguan për të gjetur vend më të sigurt.
Në sulmin, autoritetet izraelite deklaruan se në asnjë rast nuk janë për zgjerimin e luftës, por ky sulm, si dhe i mëparshmi, është krijuar për të detyruar anëtarët e Hezbollahut të gjejnë zgjidhje diplomatike për krizën aktuale. Përfaqësuesi i Departamentit të Shtetit e hodhi poshtë këtë qëndrim dhe deklaroi se SHBA-ja nuk e mbështet.
Në pyetjen nëse Izraeli po përgatit invadim tokësor në Liban, ai u përgjigj se aksione të tilla aspak nuk do të kontribuojë në uljen e tensioneve.
Krahu i armatosur i Hamasit njoftoi se një nga komandantët e tij, Mahmud Al Nader, ishte vrarë gjatë sulmeve izraelite të hënën. qa/
Foto: Arkivi i MIA-s