SHBA do të vendosë tarifa të konsiderueshme ndaj Indisë për blerjen e naftës ruse, thotë presidenti Tramp
- Presidenti amerikan Donald Tramp, njoftoi se do të rrisë ndjeshëm tarifat për mallrat nga India për shkak të blerjeve të naftës ruse nga ana e saj.
- Post By Ajrije Rexhepi
- 18:28, 4 gusht, 2025
Uashington, 4 gusht 2025 (MIA) - Presidenti amerikan Donald Tramp, njoftoi se do të rrisë ndjeshëm tarifat për mallrat nga India për shkak të blerjeve të naftës ruse nga ana e saj.
Në një postim në rrjetin social Truth Social, Trampi shkroi se "India jo vetëm që blen sasi të mëdha të naftës ruse, por edhe shet shumicën e naftës që blen në tregun e hapur për të nxjerrë një fitim të madh".
Sipas presidentit amerikan në Nju-Delhi, "atyre nuk u intereson se sa njerëz në Ukrainë vriten nga makineria ushtarake ruse".
Prandaj, do t'i rris ndjeshëm tarifat ndaj Indisë, tha Tramp, pa zbuluar detaje rreth shumës specifike të tarifave të planifikuara të importit për mallrat indiane.
Javën e kaluar, presidenti Tramp deklaroi se do të vendosë tarifë prej 25 për qind për mallrat e importuara nga India. Gjatë fundjavës, dy burime qeveritare indiane deklaruan për mediat britanike se India do të vazhdonte të blejë naftë nga Rusia pavarësisht kërcënimeve të Trampit.