• e diel, 22 dhjetor 2024

SHBA-ja dërgon bomba në vlerë prej 320 milionë dollarë në Izrael

SHBA-ja dërgon bomba në vlerë prej 320 milionë dollarë në Izrael

Uashtington, 7 nëntor 2023 (MIA) - Administrata e presidentit amerikan  Xhozef Bajden, ka njoftuar Kongresin Amerikan se planifikon të dërgojë bomba të drejtuara me saktësi në vlerë prej 320 milionë dollarë në Izrael, deklaroi një burim i njohur me planin.

Siç raportojnë mediat britanike, gazeta amerikane "Uoll strit Xhurnal” u ka dërguar një njoftim zyrtar drejtuesve të Kongresit për transferimin e planifikuar të “Spice Family Gliding Bomb Assemblies”, një lloj arme e drejtuar me precizion nga avionët ushtarakë.

Prodhuesi "Rafael USA", siç njoftojnë mediat, do t'ia dorëzojë bombat kompanisë partnere në Izrael, "Rafael Advanced Defense Systems", për t'i përdorur nga ana e Ministrisë së Mbrojtjes së Izraelit. rq/

Foto: Arkivi i MIA-s

 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR