• e mërkurë, 20 nëntor 2024

Sharl Mishel: Zgjerimi i Ballkanit Perëndimor në vitin 2030, real, por qëllim ambicioz

Sharl Mishel: Zgjerimi i Ballkanit Perëndimor në vitin 2030, real, por qëllim ambicioz

Lubjanë, 29 gusht 2023 (MIA) - Kryetari i Këshillit Evropian, Sharl Mishel sot deklaroi se vlerësimi i tij se Bashkimi Evropian dhe Ballkani Perëndimor duhet të jenë të gatshëm për zgjerim deri në vitin 2030 është real, por qëllim ambicioz, duke vënë në dukje se kjo është hera e parë në historinë evropiane që një lider i një prej institucioneve të BE-së është qa i qartë për datën.

Ai në intervistë për agjencinë sllovene të lajmeve STA, theksoi se në BE ekziston vullnet politik për zgjerim.

"Duhet të bëjmë shumë nga të dy palët për t'u siguruar që deri në vitin 2030 do të jemi gati. Nuk do të thotë se gjithçka do të jetë e lehtë, por do të thotë se nëse kemi vullnet politik, nëse duam që të punojmë së bashku, nëse duam që të jemi të sinqertë njëri me tjetrin, është e mundur të arrihen rezultatet e duhura për njerëzit në rajon dhe në BE", tha Mishel, i cili merr pjesë në Forumin strategjik të Bledit. 

Misheli theksoi se kur bëhet fjalë për zgjerimin e BE-së, në Këshillin Evropian ka një mënyrë krejtësisht të ndryshme të të menduarit në krahasim me atë të viteve të mëparshme.

"Kur u bëra kryeministër i Belgjikës, anëtare e Këshillit Evropian para shumë viteve, ishte shumë e vështirë të imagjinohej që në nivel të Këshillit Evropian, në nivel liderësh, do të kishim diskutime aq serioze për temat e zgjerimit, reformave, mosmarrëveshjeve dhe nevojës që BE-ja t'i nënshtrohet reformave për të qenë gati për procesin e zgjerimit”.

Misheli tha se pret "disa vendime fundamentale për Ukrainën, Moldavinë dhe vendet e tjera në rajon".

Ai theksoi se procesi i anëtarësimit bazohet në arritjet, ndaj ka dallime mes vendeve të ndryshme të Ballkanit Perëndimor.

"E di që ka një nivel të caktuar skepticizmi, një shkallë të caktuar dyshimi sepse në 20 vitet e fundit vendimet janë marrë shumë ngadalë. Por unë do të doja t'i bind miqtë e mi nga Ballkani Perëndimor, jo vetëm elitën, jo vetëm liderët, por edhe njerëzit e rajonit, se BE-ja është gjithnjë e më e bindur se e ardhmja e saj do të jetë më e sigurt nëse mund të sigurojmë që vendet e Ballkanit Perëndimor janë plotësisht pjesë e BE-së dhe anëtarë të plotëfuqishëm të BE-së", vlerësoi Mishel. qa/bsh/

Foto: EPA

QËNDRONI TË LIDHUR