• e martë, 24 dhjetor 2024

Sharl Mishel do të kandidojë për eurodeputet

Sharl Mishel do të kandidojë për eurodeputet

Bruksel, 7 janar 2024 (MIA) - Kryetari i Këshillit Evropian, Sharl Mishel, do të kandidojë për zgjedhje në Parlamentin Evropian (PE) në qershor dhe do të largohet nga posti aktual nëse zgjidhet, tha ai dje në një intervistë për gazetën belge "Standard", transmeton BTA.

"Kam vendosur të kandidoj në zgjedhjet europiane të vitit 2024”, thotë Mishel, duke shtuar: “Nëse zgjidhem, do të zë vendin tim (në Parlamentin Europian). Këshilli Evropian mund të parashikojë zhvillimet dhe të përcaktojë pasardhësin tim nga fundi i qershorit - fillimi i korrikut."

Dyzet e tetë vjeçari Mishel është ish kryeministër i Belgjikës dhe që nga fundi i vitit 2019 ai është në krye të Këshillit Evropian.

Ai do të kandidojë për Parlamentin Evropian si kandidati kryesor i partisë së tij, qendrës së djathtë belge “Lëvizja për Reforma”, raporton “Standard”. sa/

foto: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR