• e martë, 24 dhjetor 2024

Sharl Mishel bëhet me zëdhënës të ri

Sharl Mishel bëhet me zëdhënës të ri

Bruksel, 15 korrik 2023 (MIA) - Barend Lejts zëdhënësi aktual i kryetarit të Këshillit Evropian, Sharl Mishel, largohet nga posti muajin e ardhshëm dhe në vend të tij pritet që të emërohet Ekaterina Kasinxhe kryetare e kabinetit të presidentes moldave Maja Sandu.

Këshilli i BE-së informon se Lejts po largohet nga roli i tij aktual për t'u bërë Drejtor i Komunikimeve për Kryeministrin belg Aleksandar De Kro.

Nga ana tjetër, Kasinxhe, e cila sipas informacioneve të "Politiko" do të trashëgojë Lejtsin, ka përvojë të mëparshme të punës në institucionet evropiane. Ajo ka punuar në ekipin e eurodeputetit rumun Zigfrid Mureshan, si dhe në zyrën e Partisë Popullore Evropiane (EPP).

Siç njofton reporteri special i MIA-s nga Brukseli, njoftimet për ndryshime në funksionet e zëdhënësit vijnë një vit para zgjedhjeve për Parlamentin Evropian dhe Parlamentin Federal të Belgjikës, në qershor të vitit 2023, si dhe në prag të presidencës gjashtëmujore të Belgjikës me BE-në nga janari i vitit të ardhshëm.

Në prag të zgjedhjeve belge, është shumë e pasigurt nëse De Kro do të jetë në gjendje të ruajë koalicionin e tij qeveritar shtatëpartiak dhe të mbajë funksionin e kryeministrit, megjithëse ai ka njoftuar se është i interesuar të mbetet kryeministër belg. Megjithatë, sipas burimeve diplomatike, të cilave u referohet "Politiko", nuk përjashtohet që pas zgjedhjeve evropiane liberali De Kro të marrë udhëheqjen e një prej institucioneve të BE-së. sa/

Foto. Belga

QËNDRONI TË LIDHUR