• e hënë, 23 dhjetor 2024

Shaqiri: Opsioni më i mirë për mësimdhënie cilësore është komunikimi i drejtpërdrejtë mësues-nxënës

Shaqiri: Opsioni më i mirë për mësimdhënie cilësore është komunikimi i drejtpërdrejtë mësues-nxënës
Shkup, 7 tetor 2022 (MIA) –Ministri i Arsimit dhe Shkencës, Jeton Shaqiri në fjalimin në Universitetin e Tetovës e potencoi rëndësinë e digjitalizimit në arsim dhe potencoi se opsioni më i mirë për mësim është me praninë fizike të nxënësve në shkolla. Siç informoi Ministria e Arsimit dhe Shkencës, Shaqiri tha se digjitalizimit i sistemit arsimor është lartë në agjendën e MASH-it. "Krahas mësimit onlajn, të cilin e praktikuam gjatë pandemisë, do t'i veçoj edhe proceset e pajisjes së shkollave me teknologji moderne IT, digjitalizimin e teksteve shkollore, digjitalizimin e shërbimeve të ofruara nga ministria, si dhënien e bursave apo aplikimi për akomodim në konviktet studentore dhe të nxënësve i cili zbatohet në mënyrë elektronike, aplikacioni për ushtrimin e të drejtave në fushën e shkencës dhe lista e shërbimeve elektronike po zgjerohet vazhdimisht", tha Shaqiri. Komunikimi i drejtpërdrejtë mësues-nxënës, theksoi Shaqiri, mundëson përvetësim më të mirë të materialit mësimor, kontroll më të madh mbi vetë nxënësit nga mësuesit dhe monitorim më të mirë të angazhimit të tyre, zbulim më të lehtë të atyre nxënësve që në një moment të caktuar kanë nevojë për më shumë mbështetje për një pjesë të materialit mësimor dhe në proces të përgjithshëm arsimor cilësor. "Pandemia veproi si nxitës i digjitalizimit të arsimit dhe është mirë që ne e kemi përmirësuar sistemin tonë arsimor në këtë aspekt", vlerësoi ministri Shaqiri, duke shtuar se tani, nëse është e nevojshme, lehtë mund të kalojmë në ndjekjen e mësimit onlajn. Në botën e sotme plot me sfida, potencoi Shaqiri, nuk mund ta dimë asnjëherë se kur, kundër vullnetit tonë, mund të ndodhë mbyllja e shkollave dhe procesi arsimor duhet patjetër të vazhdojë. "Tashmë jemi të sigurt se mund ta bëjmë të mundur këtë, pikërisht sepse në periudhën e kaluar i jemi përkushtuar digjitalizimit të sferës së arsimit”, përfundoi ministri.

QËNDRONI TË LIDHUR