• e martë, 24 dhjetor 2024

Shaqiri në shënimin e festës së Republikës në Smilevë

Shaqiri në shënimin e festës së Republikës në Smilevë
Shkup, 2 gusht 2022 (MIA) - Me rastin e Ditës së Republikës - 2 Gusht, ministri i Arsimit dhe Shkencës Jeton Shaqiri, së bashku me ministren e Kulturës Bisera Kostadinovska Stojçevska dhe kryetarin e komunës së Demir Hisarit, Nikolla Najdovski, sot vendosën lule para përmendores së Ilindenëve të Smilevës dhe pllakës përkujtimore e çetës partizane Dame Gruev në fshatin Smilevë. Gjatë kremtimit të kësaj feste të madhe u dërguan mesazhe se të dy Ilindenët janë simbol i luftës dhe këmbënguljes së të gjithë njerëzve që kanë jetuar këtu dhe i kanë rrënjët këtu, për liri dhe pavarësi. Simboli i sakrificës që ata kanë bërë dhe për të cilin do të respektohet gjithmonë, sepse ishte ajo sakrificë që u solli lirinë banorëve të Ilindenit dhe Asnomit dhe ëndrra e tyre u bë realitet ynë" theksohet në kumtesën e Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës. Duke shprehur respekt për të gjithë emrat e atyre që janë gdhendur në kujtesën kolektive të popullit, anëtarët e delegacionit theksuan se populli nuk duhet të devijojë nga rruga që hapën të parët tanë. Ata uruan që në të ardhmen qytetarët të jenë edhe më të bashkuar dhe të shkrirë, sepse vetëm kështu mund të ruhet liria e paguar shtrenjtë, por edhe të vazhdojë zhvillimi i shtetit dhe krijimi i kushteve më të mira të jetesës për brezat në të tashmen dhe të ardhmen. ar/          

QËNDRONI TË LIDHUR