• e diel, 22 dhjetor 2024

Shaqiri në Ohër në takime për avancimin e procesit arsimor në pajtim me nevojat e ekonomisë lokale

Shaqiri në Ohër në takime për avancimin e procesit arsimor në pajtim me nevojat e ekonomisë lokale
Ohër, 18 shkurt 2022 (MIA) - Ministri i Arsimit dhe Shkencës, Jeton Shaqiri sot në Ohër së bashku me përfaqësuesit e Odës ekonomike të Maqedonisë së Veriut, morën pjesë në dialogun "Mëso me mençuri, puno me profesionalizëm" dedikuar mundësitë për avancimin e procesit arsimor në pajtim me nevojat e tregut të punës dhe kërkesat e ekonomisë lokale. "Për të dytin vit me radhë ky projekt avancohet në arsimin e mesëm profesional. Së bashku me kompanitë, komunat, shkollat ​​diskutojmë për nevojat për kuadro të caktuara profesionale dhe përcaktojmë dhe fusim profesionet e duhura në procesin arsimor", tha Shaqiri. Ai shprehu kënaqësi që në Ohër, por edhe në komunat tjera ekziston interes për takime të tilla, dedikuar qasjes së përbashkët ndaj krijimit të procesit arsimor, në pajtim me interesin shoqëror. "Qasja e përbashkët garanton sukses dhe siguri në arritjen e qëllimeve. Interesi social është prioriteti kryesor i shtetit. Ministria e Arsimit dhe Shkencës edhe këtë vit ka vazhduar me anketat e bëra nëpër kompani, në të cilat ka marrë 90% të përgjigjeve pozitive për iniciativën e iniciuar", tha Shaqiri. Kryetari i Ohrit, Kiril Pecakov shprehu kënaqësi që Ohri është ndër komunat që paraprijnë në procesin e avancimit të arsimit të mesëm përmes vendosjes së mësimit dual në marrjen e arsimit të kualifikuar. fb/

QËNDRONI TË LIDHUR