• e hënë, 23 dhjetor 2024

Shaqiri: Dialogu social “Mëso me mençuri, puno me profesionalizëm” jep rezultate të shkëlqyera

Shaqiri: Dialogu social “Mëso me mençuri, puno me profesionalizëm” jep rezultate të shkëlqyera

Shkup, 10 shkurt 2023 (MIA) -  Në kuadër të ciklit të katërt të dialogut social “Mëso me mençuri, puno me profesionalizëm”, ministri i Arsimit, Jeton Shaqiri në Strugë thekson se MASH-i së bashku me organizatat partnere po punon në avancimin e arsimit të mesëm profesional, i cili po orientohet drejt tregut.

Qëllimi i fushatës është përcaktimi i nevojave reale të ekonomisë për staf profesional dhe krijimi i kurrikulave për arsimin e mesëm në përputhje me kërkesat.

"Kjo do të thotë se shkollat e mesme profesionale realizojnë programet mësimore për të cilat kompanitë vendore kanë shprehur nevojën. Njëkohësisht një pjesë e mësimit zhvillohet në kushte reale prodhimi dhe nxënësit pikërsht përmes punës praktike fitojnë njohuritë dhe aftësitë e nevojshme që u mundësojnë që menjëherë pas përfundimit të arsimit të mesëm të kyçen sa më lehtë në mjedisin e punës. Por, gjegjësisht me po aq sukses edhe këta nxënës të shkollave të mesme do të mund të vazhdojnë arsimin e lartë", tha Shaqiri. 

Siç njofton MASH-i Shaqiri thekson se reforma e arsimit të mesëm profesional, në kuadër të së cilës tani më çdo vit po realizohet fushata “Mëso me mençuri,puno me profesionalizëm”, është e suksesshme sepse është rezultat i një dialogu intensive në mes pushtetit vendor, komunitetit të biznesit, Qendrës për arsim profesional dhe trajnim, organizatat partnere dhe Ministria e Arsimit dhe Shkencës, patjetër duke përfshirë këtu stafin e mësimdhënësve“, u shpreh mnistri Shaqiri duke shtuar se për suksesin flasin edhe numrat.

"Filluam me tetë shkolla të mesme profesionale të cilat kishin paralele duale ndërsa këtë vit shkollor numri është rritur në 61 shkolla. Nga 11 paralele në të cilat është realizuar arsimi dual në vitin shkollor 2020-2021 me gjithsej 98 nxënës, në këtë vit shkollor 2022-2023 kemi 225 paralele të tilla, me mbi 3300 nxënës. Në fillim vetëm 16 kompani shikuan perspektivë në mësimin e të rinjve përmes punës praktike dhe këtë vit nxënësit e shkollave të mesme e mësojnë zanatin në rreth 450 kompani", tha Shaqiri.

Ai shtoi se reforma në arsimin e mesëm vazhdon derisa të sinkronizohet plotësisht me tregun e punës, sepse është në interesin më të mirë të rinisë por edhe të shtetit. qa/shk/

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR