• e hënë, 23 dhjetor 2024

Shaps: Në katër muajt e fundit është shkatërruar 20 për qind e flotës ruse

Shaps: Në katër muajt e fundit është shkatërruar 20 për qind e flotës ruse

Londër, 26 dhjetor 2023 (MIA) - Ministri britanik i Mbrojtjes Grant Shaps sot deklaroi se me sulmet ndaj flotës ruse në Detin e Zi po dëshmohet se kanë gabuar ata që besojnë se ka pauzë në luftën në Ukrainë.  

"Ky shkatërrim i fundit i marinës së Putinit tregon se gabojnë ata që besojnë se ka pauzë në luftën në Ukrainë. Ata nuk e vunë re se në katër muajt e fundit u shkatërrua 20 për qind e flotës ruse të Detit të Zi”, shkruan Shaps në platformën X.

Me këtë, shtoi ai, tani po vihet në dyshim dominimi rus në Detin e Zi, ndërsa koalicioni i ri i kapaciteteve detare udhëhequr nga Britania dhe Norvegjia, po ndihmon për të siguruar fitoren e Ukrainës në det.

Mediat ukrainase njoftuan më herët se në mëngjes, forcat ajrore të Ukrainës sulmuan me raketa lundrimi anijen e madhe të flotës ruse të Detit të Zi "Novoçerkask" në afërsi të Feodosias.

Forcat e mbrojtjes jugore të Ukrainës në kanalin Telegram ndanë një foto të rrënojave të anijes ruse Novoçerkask.

"Dëmtime të vogla në anijen e madhe amfibe Novoçerkask... Ose, më saktë, mbetjet e saj më të vogla", thuhet në raportin e forcave ajrore ukrainase. qa/

Foto: arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR