• e hënë, 23 dhjetor 2024

Shaps: Anomalia gjatë testimit të sistemit raketor nuk ndikon në aftësinë e Britanisë për të lansuar armë bërthamore

Shaps: Anomalia gjatë testimit të sistemit raketor nuk ndikon në aftësinë e Britanisë për të lansuar armë bërthamore

Londër, 21 shkurt 2024 (MIA) - Ministri britanik i Mbrojtjes, Grant Shaps deklaroi se "anomalia" gjatë testimit të sistemit raketor bërthamor muajin e kaluar nuk ka ndikuar në aftësinë e Britanisë së Madhe për të lansuar armë bërthamore.

"Me të vërtetë pati anomali, por ajo ishte specifike për një ngjarje të caktuar dhe nuk ka implikime për besueshmërinë e sistemit raketor 'Trident' dhe rezervave tona prej tyre", tha Shaps në Parlament.

"Gjithashtu, nuk ka kurfarë pasoja për aftësinë për ta shfrytëzuar armatimin tonë bërthamor nëse paraqiten rrethanat ku duhet ta  bëjmë atë... Qeveria është plotësisht e bindur se kundërpërgjigja bërthamore e Mbretërisë së Bashkaur mbetet efektive, e besueshme dhe kanosëse", shtoi ai.

Paraprakisht sot, deputetët britanik kërkuan garanca për fuqinë e kundërpërgjigjes së vendit pas raportimeve se testi i sistemit nuk pati sukses muajin e kaluar, kur raketa, e cila mbante municion bërthamor, ra në det në afërsi të nëndetëses nga e cila ishte lansuar.

Gazeta "San" kumtoi se incidenti ka ndodhur derosa Shaps ishte në nëndetësen "Vangard" për ta vëzhguar lansimin provues të raketës "Trident" të dizajnuar të mbajë municion bërthamor.

Shaps dhe admirali Ben Ki, shef i shtabit të marinës mbetërore, morën pjesë në stërvitjen e fundit të nëndetëses "Vangard" pas remontit i cili zgjati më shumë se shtatë vite. ab/

Foto: МIА arkivi

 

QËNDRONI TË LIDHUR