• e hënë, 23 dhjetor 2024

Shalenberg: Vendet anëtare të BE-së nuk do t'i tërheqin paqeruajtësit e tyre nga Libani

Shalenberg: Vendet anëtare të BE-së nuk do t'i tërheqin paqeruajtësit e tyre nga Libani

Bruksel, 16 tetor 2024 (MIA) - Vendet- anëtare të Bashkimit Evropian të cilat kanë kontingjent në Forcën e përkohshme të Kombeve të Bashkuara në Liban (UNIFIL) nuk kanë për qëllim të tërhiqen nga Libani jugor pavarësisht thirrjeve nga Izraeli, deklaroi sot ministri për çështje evropiane dhe ndërkombëtare të Austrisë, Aleksandar Shalenberg. 

Pozicionet e UNIFIL-it janë nën zjarr që nga fillimi i një operacioni tokësor izraelit në Libanin jugor kundër luftëtarëve të Hezbollahut, ndërsa dy tanke izraelite shkatërruan portën kryesore të njërës prej bazave të tyre, njoftuan Kombet e Bashkuara. Pesë paqeruajtës u plagosën.

Gjashtëmbëdhjetë vende-anëtare të BE-së, përfshirë edhe Austrinë, kontribuuan në UNIFIL. Incidentet e fundit në Liban kanë alarmuar shumë qeveri evropiane.

Të dielën, kryeministri izraelit Benjamin Netanjahu i bëri thirrje KB-së që ta tërheqin UNIFIL-in "nga bastionet e Hezbollahut dhe nga zona e luftimit".

"Ministrat e Punëve të Jashtme të BE-së biseduan për këtë çështje të hënën dhe nuk kanë për qëllim t'i tërheqin ushtarët në veri ose jashtë vendit", tha Shalenberg. 

"Nuk kishte debat për tërheqjen e ushtarëve", deklaroi ai. 

"Ata janë atje për të qëndruar, por siguria e ushtarëve tanë është parësore dhe duhet të garantohet nga të gjithë", tha Shalenbergu, vendi i të cilit ka rreth 160 ushtarë të UNIFIL-it.

Vendet evropiane kontribuojnë me rreth 3.600 personel ushtarak në stafin e përgjithshëm të UNIFIL-it prej 10.000 personave. 

Përfaqësuesit e qeverisë izraelite deklaruan se "forcat e tyre nuk e kanë sulmuar me qëllim UNIFIL-in, por se Hezbollahu i shfrytëzon pozicionet e paqeruajtësve si mbulesë për sulmet dhe Izraeli ka të drejtë të përgjigjet".

Shalenberg tha se Izraeli ka të drejtë të mbrohet nga Hezbollahu, por edhe sulmet e paqëllimshme ndaj pozicioneve paqeruajtëse janë shkelje e ligjit ndërkombëtar.

"Ekziston kërkesë e qartë Izraeli të jetë shumë e kujdesshme në lidhje me këtë", tha ai. qa/

Foto: arkivi i MIA-s

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR