• e shtunë, 18 maj 2024

Shalenberg: Lajme të mira arritën nga Ohri

Shalenberg: Lajme të mira arritën nga Ohri

Vjenë, 19 mars 2023 (MIA) - Shefi i diplomacisë austriake, Aleksandar Shalenberg tha se nga Ohri kanë ardhur lajme të mira dhe se është bërë një hap tutje në rrugën drejt normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Serbisë dhe Kosovës.

“Lajme të mira kanë ardhur nga Ohri në orët e vona. Kosova dhe Serbia kanë bërë një hap tutje në rrugën drejt normalizimit të marrëdhënieve. Kjo është thelbësore kur bëhet fjalë për integrimin në BE”, shkroi Shalenberg në Tuiter.

Ai falënderoi përfaqësuesin e lartë të BE-së për politikë të jashtme dhe siguri, Zhosep Borel dhe përfaqësuesin e BE-së për dialogun ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës, Mirosllav Lajçak për përpjekjet e tyre të vazhdueshme. 

Foto: EPA

 


 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR