Shalenberg e mori funksionin e përkohshëm të kancelarit austriak
- Shefi i deritanishëm i diplomacisë austriake, Aleksandar Shalenberg sot dha betimin si kancelar i përkohshëm i vendit.
- Post By Arta Bunjaku
- 14:05, 10 janar, 2025

Vjenë, 10 janar 2025 (MIA) - Shefi i deritanishëm i diplomacisë austriake, Aleksandar Shalenberg sot dha betimin si kancelar i përkohshëm i vendit.
Presidenti i Austrisë, Aleksandar Van der Belen deklaroi se funksionin ia beson një anëtari të qeverisë federale me stazhin më të gjatë, transmetoi servisi publik ORF.
Shalenberg me këtë për herë të parë bëhet ushtrues detyre kancelar, pasi që në pozitën e njejtë qëndroi edhe në vitin 2021, kur ish-kancelari Sebastian Kurc dha dorëheqje për shkak të akuzave për korrupsion, ndërkaq do të mbetet edhe ministër i Punëve të Jashtme derisa nuk formohet qeveria e re.
Për sot është caktuar bisedë telefonike të Shalenbergut me kancelarin gjerman, Olaf Sholc, ndërsa këtë fundjavë duhet të bisedohet edhe me shefen e Komisionit evropian, Ursulla fon der Lajen.
për shkak të marrjes së funksionmit kancelar, Shalenberg duhej t'i prolongonte udhëtimet e planifikuara në Siri dhe Turqi.
Partia austriake e lirisë fitoi në zgjedhjet parlamentare në shtator kur fitoi 28,8 për qind të votave para Partisë konservatore austriake popullore të kancelarit në largim, Karl Nehamer, që ishte e dyta.
Nuk është e sigurt nëse negociatat mes të djathtës ekstreme dhe konservatorëve për koalicion do të jenë të suksesshme, ndërsa në thirrjen e tanishme të parëamentit nuk ka opsione të tjera reale për formim të qeverisë, theksojnë meidumet amerikane.
Në tetor, Van der Belen i dha mandat Nehamerit të formojë qeveri, pasi që partia e tij tha se nuk do të hyjë në qeveri me Partinë e lirisë përderisa atë e kryeson Kikl, ndërsa partitë e tjera e hodhën poshtë mundësinë për bashkëpunim me të djathtën ekstreme.
Tentimet për formim të koalicionit në pushtet pa të djathtën ekstreme dështuan në disa ditët e para të këtij viti, pas çka Nehamer gjatë fundjavës dha dorëheqje edhe nga funksioni i kryetarit të partisë edhe nga funksioni i kancelarit.
Partia e Nehamerit atëherë theksoi se mund të jetë e hapur për bashkëpunim me Kikl.
Van der Belen më pas i dha mandat liderit të Partisë së lirisë, e ekstremit të djathtë, Herbert Kikl të formojë qeveri. ab/
Foto: МIА arkivi