• e hënë, 23 dhjetor 2024

Shalenberg: Austria gjithmonë e ka mbështetur integrimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor në BE

Shalenberg: Austria gjithmonë e ka mbështetur integrimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor në BE

Vjenë, 12 dhjetor 2023 (MIA) -Në pritje të takimit të shefave të shteteve dhe qeverive të vendeve nga BE-ja në kuadër të Këshillit Evropian, kancelarit federal Karl Nehamer dhe ministrit të Punëve të Jashtme të Austrisë, Aleksandar Shalenberg u përgjigjën në pyetjet e deputetëve nga komiteti kryesor për pyetje të Bashkimit Evropian të Këshillit kombëtar, thuhet në kumtesën e Parlamentit.

Për çështjen e zgjerimit të BE-së, kancelari austriak sqaroi se nga pikëpamja austriake ajo paraqet "motor" për reforma në vendet sovjetike.

"Austria" gjithmonë e ka mbështetur integrimin e vendeve nga Ballkani Perëndimor në BE", tha Nehameri, duke shtuar se në shenjë solidariteti, Ukrainës dhe Republikës së Moldavisë poashtu duhet t'u ofrohet perspektivë për qasje, por ai ishte kategorikisht kundër" procedurës së përshpejtuar" për të dy vendet.

Përveç kësaj, ai mendon se reformat e brendshme në BE janë të nevojshme, derisa Ukraina dëshiron të jetë "e përshtatshme" për zgjerim.

Poashtu, Nehamer dhe Shalenberg janë pajtuar se tërësisht është më mirë të eksportohet prosperitet dhe stabilitet se sa të importohet jostabilitet, veçanërisht në vendet në afërsi. ss/

Foto: arkivi MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR