• e hënë, 23 dhjetor 2024

SHA EMV nga fillimi i këtij viti prodhoi 40 për qind më shumë rrymë në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar

SHA EMV nga fillimi i këtij viti prodhoi 40 për qind më shumë rrymë në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar

Shkup, 8 shkurt 2023 (MIA) - Në periudhën nga 1 janari deri më 7 shkurt të këtij viti SHA EMV përmes kapaciteteve me të cilat disponon prodhoi  699.240 megavat orë energji elektrike, që është për 40 për qind më shumë në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, ndërsa madje 86 për qind më shumë në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit 2021, informojnë nga kompania.

"Plani i prodhimit për vitin 2023 deri dje u përmbush 101,5 për qind. Rezultatet pozitive në vitin 2023 janë për shkak të angazhimit të shtuar të punëtorëve në SHA EMV dhe mbështetjes nga Qeveria dhe dikasteret ekonomike, si dhe intensiteti i shtuar i punës së KME Manastir dhe TEC Negotinë dhe përmirësimi i hidrologjisë", bëjnë të ditur nga SHA EMV.

Në ditë të caktuara, siç thonë ata, ka devijime të caktuara në prodhimin e planifikuar që shkojnë në plus ose minus, pra në ditë të caktuara SHA EMV sjell në rrjet sasi të konsiderueshme shtesë të energjisë elektrike, më shumë se sa nevojitet për furnizimin ditor. fc/

QËNDRONI TË LIDHUR