• e shtunë, 23 nëntor 2024

SHA EMV dhe KEK i Kosovës nënshkruan Memorandum bashkëpunimi

SHA EMV dhe KEK i Kosovës nënshkruan Memorandum bashkëpunimi

Shkup, 31 mars 2023 (MIA) - SHA Elektrana të Maqedonisë së Veriut (EMV) dhe kompania shtetërore energjetike - KEK  (Korporata Energjetike E Kosovës Sh.a. - KEK) sot kanë nënshkruar Memorandum bashkëpunimi.

"SHA EMV është ndërmarrja më e madhe publike për energji elektrike në Maqedoninë e Veriut, e cila siguron rreth 90 për qind të prodhimit të përgjithshëm vendor dhe me fuqi të instaluar në termocentralet prej  824MW në hidrocentrale prej  556,8 MW dhe nga Parku me erë nga prej 36,8 MW, ndërsa KEK është ndërmarrja më e madhe publike për energji elektrike në Kosovë, shtrirja e punës e së cilës përfshin nxjerrjen e linjitit të qymyrit, prodhimin e energjisë elektrike dhe furnizimin me pakicë", kumtoi SHA EMV.

Bashkëpunimi mes SHA EMV dhe KEK, siç theksojnë, do të jetë në formë të shkëmbimit të diturive dhe përvojës (know-how) në lidhje me diversifikimin e teknologjive për prodhim, bashkëpunim profesional, mundësim i shkëmbimit më efikas të energjisë dhe resurseve në lidhje me prodhimin e energjisë elektrike përmes optimizimit të prodhimtarisë, përgaitjes së planeve të përbashkëta për tejkalimin e gjendjeve të jashtëzakonshme energjetike dhe në fusha tjera me interes të përbashkët, me qëllim që të sigurohet furnizim i papenguar me energji elektrike në Republikën e Maqeodnisë së Veriut dhe në Republikën e Kosovës.

"Kriza energjetike ka ndikuar në dy vendet sepse varem nga importi i energji elektrike, që të sigurohet prodhim i sigurt i energjisë elektrike dhe ngrohjes në periudhë krizash janë bërë përpjekje shtesë për punë efikase dhe të pandërprerë në impiantët për prodhim. Republika e Maqeodnisë së Veriut dhe Republika e Kosovës, janë vende fqinje që kanë raporte miqësore dhe bashkëpunojnë nl numër të madh fushash. Meqë kanë sistem elektroenergjetik të ndërlidhur mes vete, të dy vendet do të kishin përfitim nga bashkëpunimi më i madh, sidomos nëse merret parasysh se përdorin teknologji të ndryshme për prodhim", theksohet në komunikatë.

Ministritë e Ekonomisë të dy vendeve më 16 shtator të vitit 2021,nënshkruan Memorandum mirëkuptimi për sektorin e energjisë dhe me këtë Memorandum të mirëkuptimit ndërmjet SHA EMV dhe KEK-ut, siç theksojnë ata, do të krijohet një bazë shtesë për një periudhë afatgjatë bashkëpunimi për të përmirësuar sigurinë energjetike dhe për të siguruar një furnizim të besueshëm me energji. mb/

Foto/SHA EMV

QËNDRONI TË LIDHUR