• e hënë, 23 dhjetor 2024

SH Mepso: Aktivitete intensive në TC Manastir 2 për uljen e rreziqeve nga ndërprerjet ose defektet

SH Mepso: Aktivitete intensive në TC Manastir 2 për uljen e rreziqeve nga ndërprerjet ose defektet
Shkup, 27 nëntor 2022 (MIA) - Në drejtim të shfrytëzimit të kushteve të mira të motit, këto ditë në TC Manastir 2 zhvillohen aktivitete të përforcuara të remontit, në përputhje me marrëveshjen për revitalizimin e pajisjeve me tension të lartë në këtë trafostacion. Ky projekt përfshin ndërrimin e 67 shkëputësve në 400 kV dhe 110 kV nivel të tensionit, ndërrim të 114 izolatorëve rezistent dhe vendosje të 75 transformatorëve matës në 110 kV nivel të tensionit, ndërsa për momentin punohet në rikonstruimin e 400 kV fushës të transformatorit energjetik numër 2, kumtoi SHA Mepso. Nga kompania theksojnë se nuk është e lehtë në kushte të krizave nga çfarëdo lloji të mbahen në hap me investimet e planifikuara, por me këmbënguljen, përkushtimin dhe mundin e tyre dhe të kontraktorit të projektit Largpërçuesit nga Zagrebi, në afat kanë përfunduar aktivitetet e 400 kV fusha nga TC Manastir 2 deri në TC Meliti Greqi, nga TC Manastir 2- TC Shkup 4, nga TC Manastir 2- TC Dubrovë, nga TC Manastir 2- TC Manastir (Blloku 3) dhe fusha e transformatorit TR.1 TC Manastir 2-400/110kV . e këtë proces të modernizimit dhe rindërtimit të 400/110 kV trafostacionit Manastir 2, në afat të gjatë jo vetëm që rrisim besueshmërinë dhe besueshmërinë në menaxhimin e sistemit elektroenergjetik, por pajisjet e reja duhet të minimizojnë edhe rreziqet e ndërprerjeve apo dështimeve. Në kushtet e krizës energjetike është posaçërisht e rëndësishme që me pajisjet e reja të tensionit të lartë të reduktohen ndjeshëm shpenzimet e SHA MEPSO për mirëmbajtjen e këtij transformatori. Projekti për rehabilitimin e TC Manastir 2 kap vlerën prej 3,18 milionë euro, prej të cilave 2,2 milionë janë mjete vetanake të MEPSO-s, ndërsa pjesa tjetër janë kredi nga BERZH-i, thekson kompania. fb/

QËNDRONI TË LIDHUR