Shërbimi zbulues turk: Do të ketë pasoja serioze nëse Izraeli i ndjek anëtarët e Hamasit mbarë botën
- Turqia e ka paralajmëruar Izraelin se do të ketë "pasoja serioze" nëse i ndjek anëtarët e Hamasit, të cilët jetojnë jasht territoreve palestineze, duke përfshirë edhe Turqinë, publikoi shërbimi zbulues turk.
- Post By Besnik Shuki
- 20:40, 4 dhjetor, 2023

Ankara, 4 dhjetor 2023 (MIA) - Turqia e ka paralajmëruar Izraelin se do të ketë "pasoja serioze" nëse i ndjek anëtarët e Hamasit, të cilët jetojnë jasht territoreve palestineze, duke përfshirë edhe Turqinë, publikoi shërbimi zbulues turk.
"Pas deklaratave të personave zyrtarë izraelitë, i dërguam paralajmërimet e nevojshme deri te ndërmjetësuesit, ndërsa e informuam edhe Izraelin se akti i tillë do të ketë pasoja serioze", thuhet në kumtesën e zbuluesve turq.
Shefi i shërbimit të brendshëm izraelit, Shin Bet, Roner Bar, tha se Izraeli do t'i ndjek anëtarët e Hamasit në Liban, Turqi dhe Katar, "madje edhe me vite të tëra nëse nevojitet", publikuan mediumet izraelite. bsh/
Foto: MIA arkiv