• e diel, 22 dhjetor 2024

Shërbimet hotelierike vitin e kaluar janë shtrenjtuar për 9.8 për qind

Shërbimet hotelierike vitin e kaluar janë shtrenjtuar për 9.8 për qind

Shkup, 5 janar 2024 (MIA) - Indeksi i çmimeve në shërbimet hotelierike gjatë muajit dhjetor  të vitit 2023, krahasuar me muajin nëntor të vitit 2023, është rritur me 0.5 %, njoftoi Enti shtetëror i statistikës.

Krahasuar sipas grupeve të shërbimeve, rritje është vërejtur në grupet Ushqim me 0.5 %, dhe Pijet Alkoolike për 1.4 %.

Indeksi i çmimeve të shërbimeve hotelierike në dhjetor të vitit 2023, krahasuar me të njëjtin muaj të vitit të kaluar, është rritur për 6.5 %.

Indeksi akumulativ i çmimeve të shërbimeve hotelierike për periudhën janar - dhjetor 2023 krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar është rritur me 9.8 %, ndërsa krahasuar në dhjetor 2022 është rritur me 4.3 %. mb/

Foto: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR