Shënohet dita e Komandës për operacione të Armatës
- Pjesëtarët e Komandës për operacione (KO) sot me ceremoni ushtarake në kazermën "Boro Menkov" - Kumanovë, do të shënojnë ditën e njësisë.
- Post By Ramize Qamili
- 07:43, 17 tetor, 2025
Shkup, 17 tetor 2025 (MIA) - Pjesëtarët e Komandës për operacione (KO) sot me ceremoni ushtarake në kazermën "Boro Menkov" - Kumanovë, do të shënojnë ditën e njësisë.
Në ceremoni fjalim do të mbajnë ministri i Mbrojtjes, Vllado Misajllovski, shefi i Shtatmadhorisë së Armatës, gjeneral-majori Sasho Lefçiski dhe komandanti i KO-së, gjeneral i brigadës, Mirçe Gjorgoski.
Për ditën e Komandës për operacione është caktuar 17 tetori, si një nga ngjarjet historike ndaj së cilës themelohen traditat e Armatës, kur në vitin 1887 në fshatin Kresna është formuar shtabi i kryengritjes së Kresnës, që është edhe njëkohësisht edhe dita kur është ngritur kryengritja. rq/
Foto: arkivi i MIA-s