• e diel, 22 dhjetor 2024

Shënohen 10 vjet nga vdekja e presidentit Kiro Gligorov

Shënohen 10 vjet nga vdekja e presidentit Kiro Gligorov
Shkup, 1 janar 2022 (MIA) - Me vendosjen e luleve në varin e ish-presidentit Kiro Gligorov, sot në Alenë e Kolosëve në Varrezat e Qytetit në Butel në Shkup, ishte shënuar dhjetëvjetori i vdekjes së presidentit të parë nga pavarësia e shtetit. Lule në varrin e Gligorovit vendosën presidenti i shtetit, Stevo Pendarovski, dhe delegacion i qeverisë dhe i LSDM-së "Kiro Gligorovi do të mbahet mend si pjesëmarrës aktiv në proceset më të rëndësishme për pavarësinë politike të shtetit tonë. Me aftësitë e tij të liderit, maturinë, mençurinë dhe diplomacinë dha kontribut të madh për njohjen ndërkombëtare dhe themelimin e shtetit dhe e hapi rrugën për përmbushjen e qëllimeve strategjike", theksuan në kumtesën e Kabinetit të presidentit Pendarovski.
Në delegacionin e qeverisë i cili vendosi lule në varrin e presidentit Gligorov ishin zëvendëskryeministri përgjegjës për Çështje Ekonomike, Fatmir Bytyqi, ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe dhe sekretarja shtetërore në Sekretariatin për Çështje Evropiane, Kalinka Gaber.
Delegacioni i LSDM-së në përbërje Mile Zeçeviq, sekretar i përgjithshëm, Ana Daneva Markova anëtare e KE të LSDM-së dhe Maria Ivanova, nënkryetare e LSDM, gjithashtu vendosi lule në varrin e Gligorovit.
Sot mbushen 10 vjet nga vdekja e presidentit të parë të Republikës së Maqedonisë, Kiro Gligorov i cili më 8 shtator të vitit 1991, pas referendumit të suksesshëm e shpalli pavarësinë e shtetit.
Gligorovi është presidenti i parë i Maqedonisë i cili foli në gjuhën maqedonase në foltoren e Kombeve të Bashkuara më 8 prill 1993 kur Republika e Maqedonisë u bë anëtarja e 181-të e KB-së.
Gligorovi është presidenti i parë i Republikës së pavarur të Maqedonisë. Ai ndërroi jetë më 1 janar të vitit 2012 në Shkup në shtëpinë e tij në moshën 94-vjeçare fc/

QËNDRONI TË LIDHUR