Shënim i 16 vjetorit të aksidentit të helikopterit afër Bllacës
- Sot shënohet gjashtëmbëdhjetë vjetori i aksidentit të helikopterit afër Bllacës, në të cilin kanë humbur jetën tragjikisht njëmbëdhjetë pjesëtarë të armatës nga përbërja e aviacionit Ving.
- Post By Melahat Baftija
- 08:17, 12 janar, 2024

Shkup, 12 janar 2024 (MIA) - Sot shënohet gjashtëmbëdhjetë vjetori i aksidentit të helikopterit afër Bllacës, në të cilin kanë humbur jetën tragjikisht njëmbëdhjetë pjesëtarë të armatës nga përbërja e aviacionit Ving.
Nga Zyra për marrëdhënie me opinionin të Shtatmadhorisë së Armatës informojnë se në memorialin e fatkeqësisë së helikopterit në Bllacë të Katllanovës do të vendosin lule delegacione nga Shtatmadhoria dhe Ministria e Mbrojtjes, e kryesuar nga drejtori i Shtatmadhorisë, gjenerali i brigadës Simeon Trajkovski, nga Kabineti i presidentit të RMV-së, nga Komanda për operacione, aviacioni VING, brigada e parë këmbësorike dhe anëtarët e familjeve të pjesëtarëve të rënë.
Paraprakisht, pjesëtarët e avicionit VING do të vendosin lule edhe në memoralian para komandës në kazermën "Strasho Pinxhur" në Petrovec. mb/
Foto: MIA