• e martë, 26 nëntor 2024

Sezhurne: Palestinezët kanë të drejtën e sovranitetit dhe të një shteti

Sezhurne: Palestinezët kanë të drejtën e sovranitetit dhe të një shteti

Paris, 21 janar 2024 (MIA) - Palestinezët “kanë të drejtën e sovranitetit dhe të shtetit”, deklaroi mbrëmë kreu i ri i diplomacisë franceze, Stefan Sezhurne, pasi kryeministri izraelit Benjamin Netanjahu konfirmoi edhe një herë kundërshtimin e tij ndaj "Sovraniteti Palestinez” në Gazë.

“Franca do të qëndrojë besnike ndaj angazhimit të saj për arritjen e këtij qëllimi”, shkroi Sezhutne në rrjetin "X".

Tuiti i ministrit francez të Punëve të jashtme pasoi pas deklaratës së kryeministrit izraelit Benjamin Netanjahu se ai kundërshton sovranitetin palestinez në Gazë dhe beson se Izraeli duhet të mbajë "kontrollin mbi sigurinë e territorit palestinez".

Izraeli duhet të "sigurojë që Gaza të mos përbëjë më një kërcënim" që është "në kundërshtim me kërkesën për sovranitetin palestinez", ka shpjeguar Netanjahu të premten gjatë një bisede telefonike 40-minutëshe me presidentin amerikan Zhozef Bajden, kumtoi kabineti i kryeministrit.

SHBA dhe Evropa po përpiqen për një zgjidhje izraelito-palestineze me dy shtete - Izraeli dhe një shtet i ardhshëm palestinez - gjë që kundërshtohet nga qeveria izraelite, e cila shkoi në luftë kundër Hamasit në Gazë pas sulmit të përgjakshëm të kësaj lëvizje islamike palestineze në Izraelin jugor më 7 tetor.

Në sulmin e paprecedentë e humbën jetën 1.140 njerëz, shumica prej tyre civilë, theksojnë mediat franceze. Përgjigja e Izraelit deri më tani ka lënë pothuajse 25.000 viktima në Gazë, shumica e tyre gra, fëmijë dhe adoleshentë, llogariti Ministria e Shëndetësisë e Hamasit. ls/ 

Foto: Arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR