Seuli prezanton masa emergjente pas hyrjes në fuqi të tarifave të reja amerikane
- Qeveria e Koresë së Jugut po kalon në regjimin e përgjigjes së plotë në raste emergjente, sepse sot hynë fuqi tarifat amerikane për të gjithë importin e çelikut dhe aluminit, njoftoi Ministria e Tregtisë, Industrisë dhe Energjisë e Koresë së Jugut.
- Post By Qefsere Abduli
- 10:29, 12 mars, 2025
Seul, 12 mars 2025 (MIA) - Qeveria e Koresë së Jugut po kalon në regjimin e përgjigjes së plotë në raste emergjente, sepse sot hynë fuqi tarifat amerikane për të gjithë importin e çelikut dhe aluminit, njoftoi Ministria e Tregtisë, Industrisë dhe Energjisë e Koresë së Jugut.
Si pjesë e përpjekjeve për të reduktuar ndikimin e tarifave të reja amerikane në industritë lokale, Ministria zhvilloi një takim me përfaqësues nga shoqata të ndryshme biznesi, prodhues, institute shkencore dhe institucione të tjera përkatëse për të hartuar një strategji për tarifat e reja prej 25 për qind të vendosura nga administrata e presidentit amerikan Donald Tramp.
Në takim, Ministri i Industrisë An Duk-Geun tha se ministria e tij do të forcojë komunikimin me industritë lokale dhe do të forcojë kundërmasat ndaj tarifave amerikane për të mbrojtur interesat e kompanive koreane. qa/
Foto: EPA