Seuli kumtoi se Pheniani ka lansuar disa predha drejt Detit japonez
- Koreja e Veriut ka lansuar disa raketa balistike me rreze të shkurtë veprimi, kumtoi sot ushtria jugkoreane, transmeton DPA.
- Post By Arta Bunjaku
- 08:01, 14 janar, 2025
Seul, 14 janar 2025 (MIA) - Koreja e Veriut ka lansuar disa raketa balistike me rreze të shkurtë veprimi, kumtoi sot ushtria jugkoreane, transmeton DPA.
Koreja e Veriut i lansoi raketat drejt Detit lindor, i njohur edhe si Deti japonez, kumtoi agjencia jugkoreane e lajmeve, Jonhap, duke e cituar Shtatmadhorinë në Seul (JCS).
"Në përgatitje kundër lansimeve të tjera, ushtria jonë e përforcoi ndjekjen tonë dhe kujdesin, përderisa ndante informata për raketën verikoreane me a]palën amerikane dhe japoneze dhe duke mbajtur gatishmëri të plotë", kumtoi JCS.
Raketat fluturuan rreth 250 kilometra para se të bien në det, shtohet. JCS fillimisht nuk e saktësoi numrin e predhave të lansuara.
Lansimi vjen një javë pasi që Koreja e Veriut lansoi, siç kumtoi, "lloj të ri të raketës hipersonike balistike me rreze të mesme veprimi".
Koresë së Veriut i është ndaluar me rezoluta të KB-së të lansojë dhe testojë raketa balistike të cilës do rreze veprimi. Ato zakonisht janë raketa tokë-tokë të cilat mund të pajisen edhe me mbushje bërthamore.
Pheniani dukshëm i zgjeroi testimet e veta raketore gjatë dy viteve të kaluara, njëkohësisht duke e ashprësuar retorikën e vet kundër SHBA-së dhe Koresë së Jugut. E prëforcoi edhe bashkëpunimin ushtarak me Rusinë, përkujtoi DPA. ab/
Foto: МIА arkivi