• e martë, 24 dhjetor 2024

Seuli kërkon që SHBA-ja të ndërmarrë masa pas raporteve për dokumentet e besueshme të zbuluara

Seuli kërkon që SHBA-ja të ndërmarrë masa pas raporteve për dokumentet e besueshme të zbuluara

Seul, 10 prill 2023 (MIA) - Kabineti i  presidentit të Koresë së Jugut, Jun Suk-jol,  publikoi  se ai do të kërkojë nga SHBA-ja të marrin masat e duhura lidhur me raportet se Uashingtoni,  dyshohet, i ka spiunuar funksionarët më të lartë të sigurisë së Koresë së Jugut.

Nga atje theksojnë se “prioriteti kryesor është verifikimi i fakteve” dhe se nuk duhet të përjashtohet fabrikimi i mundshëm i të dhënave të inteligjencës dhe ndërhyrja e palëve të treta në raporte.

Parapralisht u publikuan dokumente në të cilat theksihet se SHBA-ja i ka spiunuar liderët ushtarakë dhe politikë ukrainas, si dhe disa aleatë të tjerë të rëndësishëm të SHBA-së, duke përfshirë Izraelin dhe Korenë e Jugut.

Pretendimet e tilla tashmë kanë komplikuar marrëdhëniet me disa vende aleate, duke ngritur pyetje nëse SHBA-ja  mund t'i ruajnë,  shkruajnë mediat amerikane.

Një funksionar i lartë amerikan e quajti rrjedhjen një "depërtim të madh të inteligjencës", ndërsa të premteb FBI hapi një hetim dhe do të përpiqet të gjejë burimin e rrjedhjes, thanë personat zyrtarë. ar/

 Foto: Arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR