• e hënë, 23 dhjetor 2024

Seul: Jemi plotësisht të gatshëm t'u përgjigjemi provokimeve nga Pheniani

Seul: Jemi plotësisht të gatshëm t'u përgjigjemi provokimeve nga Pheniani

Seul, 14 tetor 2024 (MIA) - Armata e Koresë së Jugut sot kumtoi se është "plotësisht e përgatitur" për t'iu përgjigjur paralajmërimeve nga Koreja e Veriut, pas rritjes së tensioneve midis dy vendeve për shkak të fluturimeve me dron mbi Phenian. Koreja e Veriut ka akuzuar fqinjët e saj jugor për “provokimet” me dronë mbi Phenian dhe hedhjen e afisheve propaganduese me "zëra provokues dhe mbeturina".

Pheniani dje paralajmëroi se fluturimin tjetër me dron do ta konsideronte si "shpallje të luftës". Armata e Koresë së Jugut ka mohuar akuzat se qëndron pas menaxhimit me dronë, duke fajësuar grupet aktiviste të Koresë së Jugut, të cilat shpesh herë dërgojnë afishe propagandistike drejt Koresë së Veriut.

Koreja e Veriut mbrëmë urdhëroi një pjesë të ushtrisë e cila tashmë është në gatishmëri lufte, të përgatitet plotësisht për hapjen e zjarrit. Ndërkohë, mbikëqyrja ajrore mbi Phenianin u intensifikua në mënyrë shtesë. rq/

Foto: arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR