• e hënë, 23 dhjetor 2024

Servisi publik holandez: Mark Rute do të jetë sekretari i ri i përgjithshëm i NATO-s

Servisi publik holandez: Mark Rute do të jetë sekretari i ri i përgjithshëm i NATO-s

Bruksel, 18 qershor 2024 (MIA) - Kryeministri holandez në largim Mark Rute do të jetë sekretari i ri i përgjithshëm i NATO-s, njoftoi servisi publik holandez NOS. Ai në atë funksion do ta zëvendësojë Jens Stoltenberg, mandati i të cilit skadon më 1 tetor. Në raport, NOS i referohet burimeve të njoftuara me këtë çështje. 

Agjencitë njoftojnë se ende nuk mund të merret koment nga NATO. Më parë sot Hungaria dhe Sllovakia e mbështetën kandidaturën e Rutes për sekretar të ardhshëm të përgjtihshëm të NATO-s.

Mbështetja e Hungarisë vijon pas takimit të kryeministrit hungarez Viktor Orban me Stoltenberg javën e kaluar, kur të dyja palët u dakorduan që Hungaria të mos i bllokojë vendimet e Aleancës për mbështetje të Ukrainës, por se Budapesti nuk do të përfshihet drejtpërdrejt.

Turqia dhe Sllovakia, gjithashtu, i ndryshuan qëndrimet për kandidaturën e Rutes, me çka Turqia e shpalli mbështetjen e saj për Ruten në fund të prillit, ndërsa Sllovakia sot më parë.

Sllovakia, e cila kufizohet me Ukrainën, e theksoi nevojën që shefi i ardhshëm i NATO-s të ndihmojë në zgjidhjen e mbështetjes së hapësirës ajrore sllovake. fc/

Fotografia: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR