Serbi/Zgjedhje: Më 30 dhjetor do të rivotohet në 28 vendvotime në Serbi, opozita filloi protestë të re para KRZ
- - Në qendër të Beogradit, para selisë së Komisionit Republikan të Zgjedhjeve (KRZ), filloi protestë e re e organizuar nga koalicioni "Serbia kundër dhunës", i cili kërkoi anulimin e zgjedhjeve në Beograd.
- Post By Fitore Curri
- 19:13, 20 dhjetor, 2023
Beograd, 20 dhjetor 2023 (MIA) - Në qendër të Beogradit, para selisë së Komisionit Republikan të Zgjedhjeve (KRZ), filloi protestë e re e organizuar nga koalicioni "Serbia kundër dhunës", i cili kërkoi anulimin e zgjedhjeve në Beograd.
Turma me fishkëllima e shpreh pakënaqësinë e saj nga puna e KRZ-së dhe sipas tyre, parregullsive në zgjedhje.
Para selisë së KRZ-së është vendosur rrethojë metalike me flamuj shtetërorë dhe parullë të madhe "Kundër vjedhjeve në zgjedhje".
Pritet të flasin edhe përfaqësuesit e koalicionit "Serbia kundër dhunës".
Komisioni Republikan i Zgjedhjeve sot solli vendim për zbatimin e rivotimit në 28 vendvotime në Serbi më 30 dhjetor të këti viti. Në mbledhje është konstatuar se në vendet ku përsëriten zgjedhjet ka gjithsej 12.240 votues.
Votimi për zgjedhje të deputetëve do të përsëritet në vendvotimet ku është përcaktuar se nuk mund të konfirmohen rezultatet nga votimi dhe ku është anuluar votimi në zgjedhjet për deputetë të mbajtura më 17 dhjetor. fc/