Serbia u zgjodh nikoqore e Ekspozitës ndërkombëtare EKSPO 2027
- Serbia është zgjedhur nikoqire e ekspozitës ndërkombëtare EKSPO 2027 pas katër raundeve të votimit në Asamblenë e Përgjithshme të Byrosë Ndërkombëtare të Ekspozitave (BIE) në Paris.

Beograd, 21 qershor 2023 (MIA) - Serbia është zgjedhur nikoqire e ekspozitës ndërkombëtare EKSPO 2027 pas katër raundeve të votimit në Asamblenë e Përgjithshme të Byrosë Ndërkombëtare të Ekspozitave (BIE) në Paris.
Qeveria në Beograd njoftoi se Serbia, si një nga pesë kandidatët në konkurrencë me SHBA-në, Tajlandën, Spanjën dhe Argjentinën, kishte numrin më të madh të votave në të gjitha raundet, ndërsa në raundin e fundit të votimit, Spanja ishte e vetmja kundërshtare.
Sekretari amerikan i Shtetit, Entoni Blinken sot përmes Tuiterit i ka dërguar mesazh urimi Serbisë. qa/bsh/