• e hënë, 23 dhjetor 2024

"Serbia kundër dhunës" me letër drejtuar institucioneve të BE-së: Mos i pranoni zgjedhjet në Serbi, inicioni hetim ndërkombëtar

Beograd, 21 dhjetor 2023 (MIA) - Lista zgjedhore "Serbia kundër dhunës" ka dërguar letër deri te institucionet evropiane dhe ka kërkuar që të mos i pranojnë rezultatet nga zgjedhjet parlamentare, krahinore dhe në veçanti zgjedhjet lokale në Serbi, derisa të përfundojë hetimi i plotë ndërkombëtar për parregullsitë zgjedhore.

Në letër theksohet se "Serbia kundër dhunës" nuk i ka pranuar dhe nuk do t'i pranojë rezultatet e zgjedhjeve të mbajtura më 17 dhjetor të vitit 2023.

Nga përfaqësuesit e demokratëve evropian kërkohet që të fillohet "një hetim i plotë ndërkombëtar për parregullsitë zgjedhore nën kujdesin e OSBE-së, Këshillit të Evropës dhe Komisionit Evropian, me theks të veçantë të zgjedhjeve për kuvendin e Qytetit të Beogradit”.

Afati i fundit për dorëzimin e raportit të pavarur duhet të jetë 15 shkurti, thonë nga SKDH-ja.

Komisioni duhet të kontrollojë zbatimin e të gjitha rekomandimeve tre muaj para datës së zgjedhjeve, ndërsa zgjedhjet e reja për kuvendin e qytetit të Beogradit duhet të përkojnë me zgjedhjet e ardhshme të rregullta lokale, thekson "Serbia kundër dhunës".

Letra është dërguar deri te kryetarët e Parlamentit Evropian, Këshilli Evropian, Komisioni Evropian, anëtarët e Parlamentit Evropian, kryetarët e komisionit të Punëve të Jashtme të parlamenteve të vendeve anëtare të BE-së, përfaqësuesit e lartë të BE-së për politikë të jashtme dhe siguri, kolegjit të komisarit dhe përfaqësues të vendeve anëtare. 

Letrën e kanë nënshkruar lideri i PD-së Zoran Lutovac, Mbijetesa ekologjike Aleksandar Jovanoviq Quta, Partia e Lirisë dhe Drejtësisë Dragan Gjilac, Fronti i Majtë i Gjelbër Biljana Gjorgjeviq dhe Radomir Lazoviq, Lëvizja e qytetarëve të lirë, Lëvizja e serbëve të popullit Pavle Gërboviq, Qendra Zdravko Ponosh dhe Zejdeno Nebojsha Zelenoviq dhe Biljana Stojkoviq. 

Si shembuj të abuzimeve para zgjedhjeve, në ditën e votimit dhe pas mbylljes së qendrave të votimit, SKDH thekson "prova të qarta për blerjen e votës". qa/

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR