Separatistët e mbështetur nga Moska thonë se e kontrollojnë portin Mariupol
- Post By Fitore Curri
- 16:40, 11 prill, 2022

Moskë, 11 prill 2022 (MIA) - Udhëheqësi i të vetëshpallurës Republika Popullore Donjeck në Ukrainën lindore, i mbështetur nga Rusia, deklaroi se forcat separatiste e kanë marrë kontrollin ndaj portit në qytetin juglindor Mariupol.
"Sa i përket portit Mariupol, ai është tashmë nën kontroll", tha Denis Pushillin në një deklaratë për kanalin e parë të televizionit rus", transmeton TASS.
Mariupoli gjendet ndërmjet rajoneve lindore të Ukrainës të cilët i mbajnë separatistët e mbështetur nga Rusia dhe gadishullit të Krimesë, i cili ishte aneksuar nga Moska në vitin 2014. fc/