• e shtunë, 06 dhjetor 2025

Senati zbulon se një seri gabimesh në Shërbimin Sekret çuan në tentativën për atentat ndaj Trampit

Senati zbulon se një seri gabimesh në Shërbimin Sekret çuan në tentativën për atentat ndaj Trampit

Uashington, 14 korrik 2025 (MIA) - Komiteti për siguri të brendshme dhe punë qeveritare të Senatit amerikan përfundoi se tentativa për atentat ndaj Donald Trampit, që u bë në një tubim para një viti, është shkaktuar nga "lëshime të papranueshme" të Shërbimit Sekret (USSS).

Më 13 korrik të vitit 2024, gjatë tubimit parazgjedhor në qytetin Batler, të Pensilvanisë, Trampi u plagos nga një sulmues i armatosur, ndërsa plumbi preku veshin e tij. Një person nga publiku u vra, ndërsa dy të pranishëm tjerë morën lëndime serioze, ndërsa sulmuesi i armatosur ishte vrarë.

Në raportin e publikuar mbrëmë, Komiteti i senatit për siguri vendore dhe punë qeveritare citon për "një model shqetësues të lëshimeve komunikuese dhe neglizhencë që kulmioi me një tragjedi që ka mundur të parandalohet", transmeton DPA.

Komiteti citoi seri "lëshimesh të papranueshme" nga ana e USSS, duke përfshirë edhe refuzimin e kërkesave për personel shtesë dhe burime për mbrojtjen e Trampit.

"Ajo që ndodhi në Batler, të Pensilvanisë, nuk ishte vetëm tragjedi - por ishte skandal", tha kryetari i komisionit, Rend Pol, senator republikan nga Kentaki.

Pol, gjithashtu, dënoi mungesën e masave displinore pas tentativës për atentat. sa/

foto: EPA

QËNDRONI TË LIDHUR