Senati i SHBA-së sërish nuk e miratoi ligjin për financim
- Senati amerikan sërish nuk arriti ta miratojë ligjin për financim afatshkurtër të qeverisë deri më 21 nëntor, ndërsa ndërprerja e punës së qeverisë hyri në ditën e nëntë.
- Post By Sara Ademi
- 08:40, 9 tetor, 2025
Uashington, 9 tetor 2025 (MIA) - Senati amerikan sërish nuk arriti ta miratojë ligjin për financim afatshkurtër të qeverisë deri më 21 nëntor, ndërsa ndërprerja e punës së qeverisë hyri në ditën e nëntë.
Senati refuzoi ligjin që e miratoi Dhoma Përfaqësuese me 54 vota "pro" dhe 45 "kundër", sepse nuk ishte arritur pragu i 60-të votave të nevojshme për miratimin e tij.
Kjo ishte përpjekja e gjashtë për miratimin e ligjit për financim.
Senati, gjithashtu refuzoi edhe verzionin e demokratëve, i cili përmbante disa dispozita të lidhura me mbrojtjen shëndetësore.
Mbyllja e qeverisë amerikane filloi më 1 tetor, në fillim të vitit fiskal 2026, pasi demokratët e Senatit hodhën poshtë një projektligj për financim afatshkurtër që do t'u lejonte departamenteve federale të qëndronin të hapura deri më 21 nëntor.
Demokratët refuzojnë ta mbështesin propozimin e republikanëve pa lëshime të mëdha, duke u fokusuar veçanërisht në çështjet e mbrojtjes shëndetësore. sa/
Foto: MIA