Senati i SHBA-së bllokon goditjen tarifore të Trampit ndaj Kanadasë
- Senati amerikan ka votuar ligjin, me të cilën shfuqizon tarifat e reja të vendosura ndaj Kanadasë nga ana e presidentit Donald Tramp. Votimi u zhvillua vetëm disa orë pasi Trampi vendosi tarifa gjithëpërfshirëse për importet nga shumica e vendeve të botës.
- Post By Fami Bajrami
- 09:04, 3 prill, 2025

Uashington, 3 prill 2025 (MIA) - Senati amerikan ka votuar ligjin, me të cilën shfuqizon tarifat e reja të vendosura ndaj Kanadasë nga ana e presidentit Donald Tramp. Votimi u zhvillua vetëm disa orë pasi Trampi vendosi tarifa gjithëpërfshirëse për importet nga shumica e vendeve të botës.
Akti ligjor u miratua me 51 vota "për" dhe 48 "kundër" pas çka u dërgua për shqyrtim në Dhomën përfaqësuese, ku sipas të gjitha gjasave do të mbetet i bllokuar.
Votimi paraqet një goditje për Trampin, pasi katër senatorë republikanë iu bashkuan demokratëve në mbështetje të vendimit. Propozim ligji, i parashtruar nga Partia Demokratike, ka për qëllim ta heqë gjendjen e jashtëzakonshme që Trampi e shpalli më 22 janar, me elaborim se nevojitej për të parandaluar importet e paligjshme të fentanilit nga Meksika, Kanadaja dhe Kina.
Gjendja e jashtëzakonshme pastaj u përdor si bazë për të vendosur tarifa të reja për produktet kanadeze. Senatorja Suzan Kolins deklaroi se tarifat do të dëmtonin ekonominë e shtetit federal ku ka lindur, Mejn, veçanërisht prodhuesve të letrës, që marrin lëndë të parë nga Kanadaja. Senatori Rand Pol, megjithatë, paralajmëroi se tarifat do ta përkeqësojnë klimën tregtare. rq/bsh/
Foto: arkivi i MIA-s