Senati amerikan e aprovoi Krist Rajtin për ministër të ri të Energjetikës
- – Senati amerikan sot e konfirmoi zgjedhjen e Kris Rajt, drejtor ekzekutiv i kompanisë për shfrytëzimin e naftës dhe gazit “Liberti Energji”, ministër të ri të Energjetikës në Qeverinë e Donald Trampit.
- Post By Fitore Curri
- 09:05, 4 shkurt, 2025
Uashington, 4 shkurt 2025 (MIA) – Senati amerikan sot e konfirmoi zgjedhjen e Kris Rajt, drejtor ekzekutiv i kompanisë për shfrytëzimin e naftës dhe gazit “Liberti Energji”, ministër të ri të Energjetikës në Qeverinë e Donald Trampit.
Për nominimin e Rajt votuan 59 senatorë, përderisa 38 ishin kundër.
Rajt 60-vjeçar, i cili e udhëheq “Liberti Energji” nga viti 2011, paralajmëroi se do të tërhiqet nga kompania nëse vërtetohet në funksionin ministror. Trashëgimtari i tij do të jetë Ron Gusek, i cili që nga viti 2016 e kryen funksionin kryetar i kompanisë.
Si ministër i Energjetikës, Rajt do të menaxhojë me buxhet prej rreth 50 miliardë dollarë, prej të cilëve gati gjysma janë të dedikuara për mirëmbajtje të arsenalit bërthamor amerikan.
Në raportin e publikuar vitin e kaluar, Rajt e pranoi se ndryshimet klimatike të shkaktuara nga njeriu janë realitet, por i përshkruante rreziqet si “të largëta dhe të paqarta”. Ai gjithashtu vlerëson se politikat rregullatorë për luftë kundër ndryshimeve klimatike të cilat vendosen nga pushteti “janë të dënuara në mossukses”. fc/
Fotografia: EPA