• e premte, 05 dhjetor 2025

Selena Gomez për të tretin vit radhazi me solemnitet bamirësie për Fondacionin e saj

Selena Gomez për të tretin vit radhazi me solemnitet bamirësie për Fondacionin e saj

Los Anxhelos, 30 tetor 2025 (MIA) - Aktorja amerikane dhe këngëtare Selena Gomez u paraqit në një veshje elegante në festën vjetore të bamirësisë në fondacionin e saj. Këtë herë, ajo komplet ishte e veshur në ngjyrë vjollcë.

Ajo, para fotoaparateve në tapetin e kuq në ngjarjen "Rejr impakt fand benefit" (Rare Impact Fund Benefit) që për herë të tretë u mbajt mbrëmë në Los Anxhelos në organizim të Fondacionit "Rejr impakt", doli në një minifustan ngjyrë vjollcë dhe një shall me të njëjtën ngjyrë. Minifustani me shkëlqim metalik ishte në nuancë të njejtë sikur edhe takat e larta, ndërsa pamjen e kompletoi me vathë diamanti dhe grim nga brendi i saj i modës "Rejr Bjuti" (Rare Beauty).

Fondacioni i themeluar nga Selena Gomez ka për qëllim mbledhjen e mjeteve dhe ngritjen e ndërgjegjësimit për shëndetin mendor të të rinjve. Në ngjarje theksohet nevoja e mbështetjes pa paragjykime dhe me respekt ndaj origjinave, përvojave dhe perspektivave të ndryshme.

"Festojmë sa larg kemi arritur dhe është një kujtesë e fuqishme se sa shumë mund të arrijmë së bashku. Jam jashtëzakonisht mirënjohëse ndaj Xhimit, "Marias" dhe të gjithë atyre që u bashkuan në përhapjen e ndërgjegjësimit për shëndetin mendor të të rinjve. Mbështetja e tyre do të thotë gjithçka në botë, jo vetëm për mua, por për miliona të rinj në të gjithë planetin që janë prekur nga kjo punë", tha mbrëmë Selena.

Udhëheqës i mbrëmjes ishte Xhimi Kimel, ndërsa grupi i muzikës "Marias" mori pjesë në ngjarje. sa/

Foto: "Iks" - postim, skrinshot

QËNDRONI TË LIDHUR