• e martë, 19 nëntor 2024

Sela: Nuk jam kundër Ligjit për përfaqësim të barabartë

Sela: Nuk jam kundër Ligjit për përfaqësim të barabartë

Gostivar, 16 tetor 2024 (MIA) - Lideri i Aleancës për Shqiptarët, Zijadin Sela ka paralajmëruar aksion politik me takime me qytetarët dhe nuk përjashtohet organizimi i protestave dhe bojkotimi i institucioneve, pa specifikuar se si do të zbatohen dhe tani për tani janë vetëm alternativë.

Sela, sonte në Gostivar ka treguar se Kryesia qendrore e partisë Aleanca për Shqiptarët mban një seancë të rregullt, në të cilën përveç zyrtarëve partiakë kanë marrë pjesë edhe kryetarët e degëve. Para seancës, Sela përmendi se së shpejti do të fillojnë me aktivitete dhe takime me qytetarët, tema kryesore e të cilave do të jenë situatat që, siç tha ai, dalin nga veprimet e koalicionit qeverisës dhe nuk janë në interes të shqiptarëve në Maqedoni.

"Një nga temat do të jetë bllokimi i rrugës sonë drejt BE-së dhe të theksojmë se për këtë fajtorë nuk janë faktorët e jashtëm, por faktorët e brendshëm dhe ne e dimë se kush është fajtori. E kam përsëritur disa herë, duhet të bëhen ndryshimet kushtetuese, që janë kusht nga "propozimi francez", që negociatat të vazhdojnë", tha Sela.

Ai përmendi se në debatet me qytetarët do të diskutohet për situatën aktuale politike dhe veprimet e pushtetit aktual në vend, i cili, siç theksoi, i shkurton të drejtat e shqiptarëve.

Në pyetjen e një gazetarëve për heqjen e "balancuesit", Sela ka sqaruar se ai nuk është kundër Ligjit për përfaqësim të drejtë dhe të përshtatshëm dhe se partia e tij e ka përgatitur atë ligj që në vitin 2017.

Ai përmendi se është duke punuar në një version të ligjit nga i cili do të përfitojnë të gjitha komunitetet etnike.

Sela në pyetjen gazetareske ka konfirmuar se mbetet aktiv në koalicionin e Frontit Evropian dhe nuk e di se për çfarë arsye është larguar Menduh Thaçi, lideri i PDSH-së, pasi siç tha ai nuk ka pasur asnjë komunikim me të.

Në lidhje me themelimin e Akademisë së Shkencave të Shqiptarëve, Sela tha se ajo është një organizatë joqeveritare dhe zgjidhja duhet kërkuar përmes ligjit për përfaqësim të drejtë dhe të barabartë dhe anëtarësimin e shqiptarëve në ASHAM dhe në institucionet e tjera që, që paguhen nga taksat e qytetarëve.

Sela pret që koalicioni VMRO DPMNE-VLEN të mos zgjasë gjithë mandatin dhe komentoi se vitin e ardhshëm do të ketë zgjedhje të parakohshme parlamentare që do të mbahen së bashku me ato lokale. mb/

Foto: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR